U prehsh në paqe kolegu, shoku e miku ynë Bajram Hajdarmetaj.

Gjatë paradites së sotme u zhvillua ceremonia e lamtumirës për pedagogun e Akademisë së Sigurisë Komisar Bajram Hajdarmetaj, i cili humbi jetën në godinën e Kavalishencës, pas tërmetit të ditës së djeshme.

Hajdarmetaj ndodhej në Kavalishencën e Policisë me punë, për arsye trajnimi të punonjësve të Policisë.

Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë.