Tiranë/Vijojnë takimet me drejtuesit e shkollave në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”. 🏫
Drejtuesit e komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 3 dhe Nr. 5, së bashku me shërbimet në varësi të tyre, kanë zhvilluar takime me drejtues të shkollave të kryeqytetit, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të bashkërenduar masat për garantimin e sigurisë së nxënësve.
Gjatë takimeve u diskutua mbi problematikat që lidhen me sigurinë në mjediset shkollore, parandalimin e dhunës, të bullizmit, veçanërisht atij kibernetik, si dhe evidentimi në kohë i rasteve që mund të cenojnë mirëqenien e të rinjve. 🚨
Gjithashtu, u vlerësua rëndësia e komunikimit dhe e kontaktit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë dhe institucioneve arsimore, për identifikimin, adresimin dhe ndjekjen në dinamikë të problematikave, me qëllim parandalimin në kohë të ngjarjeve me pasoja.
Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin me shkollat dhe me komunitetin, në funksion të krijimit të një mjedisi të sigurt për çdo nxënës dhe të ri. 🤝
✅Siguria e të rinjve, përgjegjësi parësore!
