Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– N. I., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa;
– I. K., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, dhe gjatë kontrollit të automjetit, ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e Policisë. Gjatë kontrolleve në mjet dhe në banesën së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë;
– B. N., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krmeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 56 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– L. D., 21 vjeç, dhe G. S., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– E. M., 21 vjeç, dhe Rr. H., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.