Tiranë – Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Vihen në pranga dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Z., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”. Ky shtetas ka shtyrë një shtetas të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit H. D., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga shtetasi U. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.