Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale”Dhunë në familje” shtetasit:

N. Sh., 33 vjeç, banues në lagjen Nr.17 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

R. H., 30 vjeç, banues në lagjen Nr.5 Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasit;

R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., 75 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme;

A. T., 38, vjeç, banues në lagjen Nr.8 Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.