Më datë 30.07.2026, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. Q., me profesion gazetar, shpallën në kërkim dhe vijojnë punën për kapjen e shtetases R. N., 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Shtetasja R. N. është shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me telefon shtetasin E. Q., gazetar. Vijojnë veprimet procedurale nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
