Tiranë – Operacion policor i koduar “Stacioni i fundit”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3

Operacioni për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të portofolëve në linjat e autobusëve urban të Tiranës.

 

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 5 raste të vjedhjes së portofolëve.

 

Në pranga 1 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, nisur nga shqetësimet dhe kallëzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolëve në autobusat e linjës urbane të Tiranës së Re, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

 

  1. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

 

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

 

Në sajë të materialeve të administruara, këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolëve:

 

– Vjedhjes së portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;

 

– Vjedhjes së portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;

 

– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;

 

– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

 

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.