Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”

Tiranë

 

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”.

 

Në pranda dy shtetas.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vjeshta”, ndaluan shtetasit:

 

– L. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, Tiranë;

 

– L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, Tiranë;

 

Këta dy shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. M. (të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për të cilët nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për arsye hetimi, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

 

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Materialet proceduarale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.