Policia e Tiranës/Operacione të njëpasnjëshme, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që vjedhin pronën/pasurinë e qytetarëve.
Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Kopja”.
Monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to, me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende, identifikohet dhe kapet 38-vjeçari.
Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari (me precedent të theksuar për vjedhje), gjatë këtij viti.
Sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa, nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar, u finalizua operacioni i koduar “Kopja”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me këtë metodë, gjatë vitit 2026.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
