Kurbin
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Në vijim të këtij programi, ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të Komisariatit të Policisë Kurbin zhvilluan takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dan Bajrami”, me temë “Siguria në rrugë”.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të tyre, si dhe me risqet, me pasojat administrative dhe ato penale që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë në rrugë.
Për përcjelljen e mesazheve ndërgjegjësuese u përdorën video, materiale ilustruese dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm për sigurinë rrugore.
Nxënësit treguan interes të lartë dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.
Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë, me qëllim rritjen e sigurisë dhe edukimit të të rinjve.
#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ♂️


