Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.
Sekuestrohen 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.
Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirfilltë hetimore, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u finalizua operacioni policor i koduar “Contraband” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– B. G., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, i dënuar më parë po për këto vepra penale.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. G., pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndyshme tabakinosh, dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.
Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. G., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.