Më datë 12.08.2026, pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të 3 shtetasve, S. D., E. H. dhe A. T. me detyra përkatëse gazetar, operator dhe drejtues automjeti, në televizionin Ora News, se gjatë realizimit të një kronike mbi problematikat me një burim uji (pus) në fshatin Zbarqë, Tiranë, ishin kanosur për jetën, nga një shtetas që kryente punime te ky burim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin S. I., 64 vjeç, i cili u kap pak minuta pas kallëzimit të grupit të xhirimit, në zonën malore të fshatit Zbarqë. Gjatë kontrollit të banesës së 64-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu pa leje, municion dhe një armë e ftohtë( shufër metalike).
Më datë 11.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin për llogari të të cilit punonte 64-vjeçari, R. P., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprat “Shpërdorimi i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes”, pasi dyshohet se ka hapur një burim uji (pus), pa leje, si dhe se ka kryer gërmime në mënyrë të kundërligjshme, për hapjen e një rruge.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
