Policia Rrugore e Durrësit-Vijon monitorimi me mjete inteligjente, për të garantuar sigurinë rrugore

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 04-10.08.2026, është arrestuar 10 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1360 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

❌ 30 masa për parakalime të gabuara;
‍ 777 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
460 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
17 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetiti;
40 masa për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
⛔️ 36 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit⚠️
#mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular