📍 Shkodër/Vijon angazhimi i Policisë për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore.
Në kuadër të Planit të Masave për Sigurinë në Shkolla, Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, Drejtues Akil Kalo, Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Kryekomisar Erion Duma, së bashku me N/Specialistët për Edukimin në Shkolla, zhvilluan takim me drejtuesit e institucioneve arsimore dhe oficerët e sigurisë.
Gjatë takimit u diskutua mbi masat për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit, identifikimin dhe adresimin e problematikave, respektimin e rregullave në institucionet arsimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e çdo situate që mund të cenojë sigurinë e nxënësve.
Policia e Shtetit vijon angazhimin për rritjen e pranisë dhe forcimin e bashkëpunimit me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të shkollave, oficerët e sigurisë, nxënësit dhe prindërit, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative dhe garantimin e sigurisë në mjediset shkollore.
Takimet dhe aktivitetet në kuadër të Planit të Masave për Sigurinë në Shkolla do të vijojnë gjatë gjithë vitit shkollor 2026–2027, në të gjitha institucionet arsimore të qarkut Shkodër.
#SiguriaNëShkolla
#PoliciaPranëKomunitetit



