DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Shadow”, arrestohet 1 shtetas që lëvizte i armatosur

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i koduar “Shadow”/Lëvizte në rrugën “Ndre Mjeda”, i armatosur me pistoletë të mbushur me municion, arrestohet 31-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehrin dhe 14 fishekë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën “Ndre Mjeda”.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.