Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 3 operacione, 2 prej tyre në Tiranë dhe në Korçë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, ndërsa 1 në bashkëpunim me partnerët, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 26 raste, me 4 shtetas të arrestuar dhe 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 8 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të zjarrvënies në një mjet trajler, i parkuar në ambientet e një subjekti për përpunim inertesh, në Fushë-Milot, në administrim të shtetasit K. B.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.
Po punohet për kapjen e një 41-vjeçari që dyshohet se, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të një afërmi në Gjirokastër.
U proceduan penalisht 6 shtetas të dyshuar për zjarrvënie, në fshatra në Durrës, Shijak, Pogradec, Fier, Vlorë dhe Vau i Dejës.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar.
Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
U proceduan penalisht 3 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe po punohet për identifikimin e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.
Në Durrës, u arrestua një 20-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, si dhe posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në Shijak u arrestua 1 shtetas që posedonte një armë gjahu, fishekë për këtë armë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Maliq/U proceduan penalisht 4 shtetas, pasi kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Korçë, gjatë punës së tyre, në fshatin Bregas.
U proceduan penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetas në kërkim për vjedhje.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 2 raste, në Elbasan dhe në Librazhd, ku ka rënë zjarr në dy automjete, dyshohet për shkak të defekteve teknike.
Kuçovë/Dje, ka kallëzuar shtetasi V. C., se më datë 27.09.2026, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Xh. C., 78 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
