shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
• A. C., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Në lagjen nr. 1, Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, pasi ky shtetas po udhëtonte me një motoçikletë në rrugën “Gjergj Arianiti” dhe pas kontrollit fizik Policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.