Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Është kapur dhe arrestuar autori i vrasjes së 20-vjeçarit, ndodhur ditën e djeshme në Korçë. U sekuestrua 1 armë gjahu automatike.
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e një shtetasi dhe kapjen e tij, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, ka goditur me mjet prerës (kaçavidë) një 18-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
U arrestuan 2 shtetas pasi mbrëmjen e djeshme në rrugë, në fshatin Radhimë janë konfliktuar fizikisht me një 30-vjeçar, banues në Vlorë, të cilin dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës. 30-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
U arrestua një 34-vjeçar banues në Shën Kollë, Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një mjeti lundrues gomone, mjeti ka marrë flakë dhe, për pasojë, kanë pësuar dëmtime trupore dy shtetas, të punësuar nga 34-vjeçari. Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, ndaj dy shtetasve të dëmtuar u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;U proceduan penalisht disa shtetas konkretisht: 1 shtetas pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në Orikum, iu gjetën dhe sekuestruan, një armë gjahu teke, pa leje, dy pistoleta sportive dhe dy kompjutera të lojërave të fatit, 1 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, 2 shtetase të dyshuara për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, 1 shtetas për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe 1 tjetër për veprën penale “Përndjekja”., dhe 1 shtetas pasi dyshohet se për shkak të detyrës ka goditur me grusht, punonjësin e ujësjellësit, në fshatin Gjormë.
U arrestua 1 shtetas për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe 1 tjetër pasi iu gjet një sasi municioni luftarak dhe, gjatë shoqërimit, ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 8 raste, me 1 autor të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 autorë në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Është ndaluar 1 nga shtetasit e shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, i kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur në Tufinë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 1 autorë të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë arrestuar 2 shtetas, si dhe janë proceduar 2 të tjerë, pjesëtarë të një familjeje, pasi në Vorë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin (video e publikuar në rrjete sociale).
Është arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 1 autor të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste në fushën e vjedhjes, me 1 autor të arrestuar, 1 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Është evidentuar 1 rast në fushën e lojërave të fatit, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 4 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 36 shtetas dhe 1 është ndaluar, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 10 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i aksidentit.
Gjithashtu, është proceduar penalisht 1 shtetas, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë kapur 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, për llogari të DVP Berat.
Gjithashtu, kanë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.
—
Informacione paraprake
Rreth orës 10:15, në plazhin e Spillesë, shtetasi P. P., 75 vjeç, banues në Kryevidh, Rrogozhinë, sapo është futur në ujë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Rreth orës 12:40, në Spitalin Rajonal Lezhë, është sjellë pa shenja jete shtetasi R. Ç., 73 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili dyshohet se, pasi ka hyrë në ujë në det në Tale, ka pësuar arrest kardiak. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve.
