Në mbështetje të nenit 55, pika 2, shkronjat “c” dhe “l”, nenit 78, të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, të neneve 72-78, të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me Vendim nr. 112, datë 24.02.2025, të Këshillit të Ministrave, të urdhrit nr.1173, datë 05.08.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për miratimin e një funksioni të veçantë në Policinë e Shtetit”, të Procedurve standarde të punës “Për pranimin në funksione të veçanta në Policinë e Shtetit”, të miratuar me urdhrin nr.729, datë 13.05.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në propozimin nr.2154/1, datë 05.08.2026, të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse;
Me qëllim zhvillimin e një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, për pranimin në funksionin e veçantë “Shef Sektori, në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse dhe Administratës, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale”;
URDHËROJ:
- Shpalljen e aplikimeve për pranimin në funksionin e veçantë “Shef Sektori, në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse dhe Administratës, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale”, me gradën “Drejtues”, nga data 08.2026 deri më datën 18.08.2026.
- Aplikantët duhet të kalojnë me sukses fazat e mëposhtme:
- Aplikimi;
- Shqyrtimi dokumentacionit;
- Verifikimi i aplikantit;
- Jetëshkrimi i kandidatit;
- Intervista me gojë;
- Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij urdhri.
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe kualifikimet e fushës së veçantë;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën perkatëse;
- Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon.
- Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Akademinë e Forcave Tokësore, specialiteti “Logjistikë”, ose ciklin e dytë të studimeve “Master”, në Shkenca Ekonomike dhe diploma bachelor në të njëjtën fushë;
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjetë në Institucione të Sigurisë dhe të ketë ushtruar profesion në fushën ku është arsimuar;
- Të ketë njohuri shumë të mira profesionale, në fushën e shërbimeve të logjistikës dhe Shërbimeve të tjera mbështetëse, politikave e programeve lidhur me menaxhimin e burimeve logjistike;
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe për të kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve;
- Të ketë aftësi për të argumentuar propozimet përkatëse, aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi;
- Të gëzoj besueshmëri, të jetë i përshtatshëm dhe të mos ketë pengesa ligjore për pranimin në funksione të veçanta të Policisë së Shtetit.
- Shtetasit të cilët shprehin interesin për të aplikuar për të marrë pjesë në procesin e konkurrimit, brenda datës 08.2026 duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij urdhri)
- Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të lartë me listë notash dhe trajnimeve
përkatëse, të noterizuara;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Vertetim nga SPAK
- Raport mjeko-ligjor, dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk
është përdorues i lëndëve narkotike;
- Fotokopje e librezës së punës e noteriazuar ose vërtetim për vjetërsinë në punë;
- Dëshmi ose certifikatë të gjuhës huaj.
- Drejtoria e Burimeve Njerëzore bën verifikimin e dokumentacionit të aplikantëve jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes së aplikimit. Verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit ka të bëj me plotësimin e kritereve nga aplikantët, dokumentacionin e kërkuar në momentin e aplikimit, mënyrën e plotësimit të formularëve dhe respektimin e afatit të aplikimit. Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe kanë mungesë dokumentacioni skualifikohen nga procesi i konkurrimit dhe njoftohen për arsyen e skualifikimit nëpërmjet e-mailit-it të evidentuar nga ana e tyre në formularin e aplikimit.
- Drejtoria e Burimeve Njerëzore harton listën e aplikantëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe brenda datës 08.2026, e dërgon atë pranë Drejtorive/Komisariateve Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm, të cilët nëpërmjet strukturave të hetimit të krimeve hartojnë vërtetimin e besueshmërisë, si dhe Institutit të Policisë Shkencore për të administruar për krahasim gjurmët daktiloskopike.
- Verifikimi i besueshmërisë së aplikantit bëhet në bazë të rregullave dhe procedurave standarde të miratuara me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë nga dita e mbërritjes së kërkesës zyrtare në Komisariatin e Policisë.
- Instituti i Policisë Shkencore pasi administron gjurmët daktiloskopike të aplikantëve, bën krahasimin e tyre dhe dërgon informacion me shkrim pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
- Alikanti që pas verifikimit rezulton i papërshtatshëm, ka pengesa ligjore dhe është i pabesueshëm, skualifikohet nga procesi i konkurrimit, ndërsa aplikanti që plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:
- a) Jetëshkrimit të kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);
- Vlerësimi i Jetëshkrimit përfshin vjetërsisë në punë, arsimimin, trajnimet dhe gjuhën e huaj, të lidhura me veprimtarinë në fushën e kërkuar si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);
- b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).
- Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).
- Vlerësimi i aplikantëve behet nga Komisioni i Vlerësimit i cili përbëhet nga:
- Drejtues Anisa Duçkollari Kryetar
- Drejtues Alban Dautaj Anëtar
- Drejtues Gramos Sulaj Anëtar
- Komisioni asistohet nga sekretaria teknike, e cila përbëhet nga punonjësit e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe ofron mbështetje administrative e teknike për procesin e konkurrimit.
- Pyetjet e intervistës me gojë hartohen nga Komisioni i cili përbëhet nga:
- Drejtues Bardha Beqiri Kryetar
- Drejtues Jonita Neziri Anëtar
- Drejtues Preng Deda Anëtar
- Komisioni i hartimit të pyetjeve të përcaktuar në piken 12 të këtij urdhri, të hartojë jo me pak se 5 teza me nga 4 pyetje secila, për intervistën me goje. Pyetjet e Intervistës me gojë të orientohen për vlerësimin e njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal.
- Komisioni i hartimit të pyetjeve, brenda datës 08.2026, të dërgojnë zyrtarisht pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Administrimit të Trajnimit Policor, tezat e hartuara për këtë qëllim, të mbyllura në zarfe të veçantë me elemente sigurie. Drejtoria e Planifikimit dhe Administrimit të Trajnimit Policor i administron tezat e intervistës me gojë, në ambientet e zyrës së veçantë të monitoruar me kamera, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ditën e zhvillimit të Intervistës me gojë tezat të vihen në dispozicion të Komisionit të Vlerësimit.
- Koha dhe vendi i zhvillimit të Intervistës me gojë i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 ditë para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.
- Në përfundim të fazave të vlerësimit, Komisioni harton procesverbalin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant dhe në bazë te tyre harton listën e aplikantëve sipas rezultateve të arritura në rend zbritës të ndare sipas pozicioneve për të cilat është zhvilluar konkurrimi.
- Aplikantët kane të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave i cili përbëhet nga:
- Drejtues i Lartë Sokol Bizhga Kryetar
- Drejtues Sabri Jacaj Anëtar
- Enkela Prifti Anëtar
- Komisioni i shqyrtimit të ankesave asistohet nga sekretaria teknike, e përbërë nga Specialist, të Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, e cila ofron mbështetje administrative dhe teknike.
- Ankimimi mund të bëhet nëpërmjet e-mail-it në adresën njerezore@asp.gov.al, ose pranë sekretarisë së Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave shqyrton ankesat dhe merr vendim brenda 5 ditëve pune. Sekretaria teknike njofton aplikantët brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së vendimit nga KSHA.
- Në përfundim të procesit të ankimimit, Komisioni i Vlerësimit shpall aplikantin fitues dhe publikon njoftimin në website-in e Policisë së Shtetit.
- Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
- Aplikanti i shpallur fitues kryen programin e formimit, në Akademinë e Sigurisë, me kohëzgjatje në përputhje me programin mësimor të miratuar nga Akademia e Sigurisë dhe pas përfundimit me sukses të tij, pranohet në funksionin e veçantë të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrë dhe i jepet grada policore “Drejtues”, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
- Monitorimi i procesit të konkurrimit për pranimin në funksionin e veçantë të Departamentit të Policisë Kriminale, realizohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
- Sektori i Komunikimit me Median dhe Publikun, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të bëjë publikimin e njoftimeve në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
- Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Standarteve Profesionale, Drejtoria Juridike, Drejtoria e Planifikimit dhe Administrimit të Trajnimit Policor dhe Sektori i Komunikimit me Median dhe Publikun, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
- Për kontrollin e zbatimit të këtij urdhri, ngarkohet Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
Drejtues Madhor Skender HITA
