Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Janë finalizuar 2 operacione për goditjen e mashtrimit kompjuterik, kontrabandës së mallrave dhe informalitetit, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar.
Janë sekuestruar lëndë piroteknike dhe mallra të tjera, të kontrabanduara.

Janë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas të cilët ishin shpallur kërkim në kombëtar, njëri prej tyre i dënuar me 7 vjet burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve, ndërsa 3 të tjerët të dënuar/akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste në të gjithë territorin, me 16 autorë, nga të cilët 2 të arrestuar dhe 14 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë, 4 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 4 autorë të arrestuar, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar 3 të tjerë që kanë kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve kundër mjedisit, me 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta/uniformës së Policisë.

Është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar 5 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Informacione paraprake:
Durrës/Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Qerret-Katund i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., 19 vjeç, banues në fshatin Qerret, është përplasur me motomjetin pa targë, me drejtues shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. Sh. Drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë.

Shkodër/Sot, rreth orës 07:00, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.