Kurbin/Aktivitet sensibilizues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjin Pjetri”, për sigurinë rrugore

Kurbin

Policia Rrugore, në bashkëpunim me ndihmësspecialistët për sigurinë në shkolla të Komisariatit të Policisë Kurbin, organizoi një aktivitet sensibilizues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjin Pjetri”, në kuadër të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore.

Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rregullat bazë të qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të sinjalistikës, përdorimin e rripit të sigurimit, si dhe pasojat që sjell përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit apo drejtimi nën efektin e alkoolit.

Më pas, të shoqëruar nga punonjësit e Policisë dhe të pajisur me elementë të uniformës policore, nxënësit shpërndanë fletëpalosje sensibilizuese për drejtuesit e mjeteve, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

#SiguriaRrugoreKontributiTëGjithëve
#SiguriaRrugoreFillonNgaNe
‍♂️