Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Elbasan – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dibër. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu u precedua penalisht shtetasi B. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Librazhd- Qafë –Thanë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Pogradec – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit në kërkim A. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K. Xh., 26 vjeçe. Korçë – Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 144 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 39 janë arrestuar në flagrancë dhe 101 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë më dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 24 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 28 raste: 10 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 18 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 25 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 24 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjërë, për shkatërrim prone.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”dhe 2 të tjerë, për “Fshehja e të ardhurave”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Është arrestuaar në flagrancë 1 shtetas për “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe 1 tjetër për “Pushtim toke”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për vepren penale “Organzimi i lotarive të palejuara”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Përndjekja”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për falsifikim dokumentesh dhe letërnjoftimesh.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 tjetër për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 17 aksidente, me 2 viktimë dhe 26 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.