Pogradec – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit në kërkim A. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K. Xh., 26 vjeçe.
———-
Korçë

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.