Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Fier – Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 23 vjeç, banues në Fier pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Skoda” pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, shpallet në kërkim poseduesi.  Gjatë kontrolleve, kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas që kishte shkelur masën e arrestit në shtëpi dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, organizuan punën duke ushtruar kontroll të befasishëm brenda dhe jashtë banesës së shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të vjetër ngjitur me banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të kësaj banese, shtetasin  S. D., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas ka tentuar të largohet me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. M. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht për shkak të moshës, shtetasi E. M., 15 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë – Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në vijim të operacionit “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë, të ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2021, ku në qytetin e Prrenjasit, u kap shtetasi A. P., duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, u bë e mundur ndalimi i bashkëpunëtorit tjetër të dyshuar të tij, konkretisht shtetasit E. R., 18 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 16.10.2021, i Gjykates së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin K. T., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, në Tiranë, shtetasit K. T, i është gjetur një shumë parash prej 65.000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: J. M, 29 vjeç, pasi u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë; F. M, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, iu gjet e sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabisi. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. Ç, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij; M. K, 23 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit N. H. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Gj, 50 vjeç dhe E. B, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 16.10.2021, në rrugën “Bill Klinton”, kanë vjedhur një shumë parash  në banesën e shtetasit D. B, 37 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Më datë 17.10.2021, gjatë natës, tek ish-Dogana, kanë vjedhur një shumë parash në zyrat e një pike për shpërdarje të pakove postare në përdorim të shtetasit M. L, 34 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 186 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 63 janë arrestuar në flagrancë dhe 112 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 10 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, me 14 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 14 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 24 raste: 7 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 17 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 13 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 1 autor të arrestuar dhe 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 15 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 13 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Përndjekja”.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Goditja për shkak të detyrës”.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për armëmbajtje pa leje.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për falsifikim dokumentesh dhe letërnjoftimesh.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe 1 tjtetër, për “Pushtim toke”.

Janë evidentuar 3 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, me 3 autorë që po proced0hen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 15 aksidente, me 1 viktimë dhe 17 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.