Raporti i ngjarjeve, 8,9,10 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 238 shtetas, konkretisht: 52 shtetas janë vënë në pranga, 169 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 27 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 13 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 24 raste, 10 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 32 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 31 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të prishjes së qetësisë publike. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është ndaluar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes. 2 shtetas janë shpallur në kërkim;

-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po hetohet për të përcaktuar autorësinë;

-2 raste të cenimit të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast në fushën e prostitucionit, me 1 shtetase të vënë në pranga dhe 2 të tjera të proceduara në gjendje të lirë;

-1 rast i hyrjes së paautorizuar kompjuterike, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i falsifikimit, përvetësimit të detyrës shtetërore, braktisja e kafshës së shoqërimit, shpërdorimit të detyrës, fyerja, keqtrajtimi i të miturit, ngacmimi seksual, trafikimi i mjeteve motorike dhe pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të kërkuar për falsifikim, janë ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, është ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 16 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 43 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 25 shtetas janë vënë në pranga dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.