Raporti i ngjarjeve, 31 tetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.Sekuestrohen doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).Procedohen penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet dhe kryente vjedhje në dyqane me pajisje elektronike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.Si rezultat, në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit, u kap dhe u arrestua shtetasi A. S., 18 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë.Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.Gjithashtu, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), si dhe dhjetëra pajisje elektronike (laptopë dhe celularë), të cilat dyshohet se i ka vjedhur më parë, në dyqane të ndryshme, në qytet.Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti sende të tjera të dyshuara të vjedhura nga 18-vjeçari i arrestuar, një sasi fishekësh luftarak si dhe një përforcues grushti. Procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për shtetasit K. D., 25 vjeç dhe R. B., 21 vjeç, pasi bashkë me 17-vjeçarin, kanë qenë në dijeni të veprimtarive kriminale të shtetasit A.S., por nuk kanë kallëzuar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

Qarku Lezhë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e kryenin këtë veprimtari kriminale në lagje të ndryshme, në Lezhë dhe në Shëngjin.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•E. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde;

•E. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin ku ishte pasagjer, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, për shtetasin M. V., 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse në automjetin ku udhëtonte së bashku me të arrestuarin, në Shëngjin, iu gjet një tabelë si ato të Policisë Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Rinas/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë që paraqitën në dalje, pasaporta false të Koresë së Jugut.Sekuestrohen 2 pasaportat kineze që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrollit fizik, dhe 2 pasaportat false.Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës së përditshme për t’iu ofuar shërbim korrekt shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj që hyjnë ose dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë shtuar kontrollet për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç.Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit turq H. D., 23 vjeç dhe H. D., 27 vjeç, pasi në PKK Muriqan, në dalje, kanë paraqitur pasaporta të dyshuara të falsifikuara.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin B. K., 50 vjeç, banues në fshatin Qelëz, Pukë, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, bashkia Pukë, pasi punonjësi i këtij sektori, shtetasi Gj. Z., 60 vjeç, është dëmtuar fizikisht duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës, në fshatin Qelëz, Pukë. 60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.   

DVP Kukës-Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me barishte, procedohet penalisht.Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët  për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 70 vjeç, banues në fshatin Novosej.Ky shtetas iu ka vënë zjarrin disa mbeturinave, në tokën e tij, në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 105 shtetas, konkretisht: 34 shtetas janë vënë në pranga, 62 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste– 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 9 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste- 11 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 16 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 10 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimin të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 8 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit të dokumenteve, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Përndjekja”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale në fushën ekonomike, në fushën kompjuterike, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shkelja e të drejtave të autorit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.