Raporti i ngjarjeve, 15 nëntor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në 201 subjekte private parashkollore (çerdhe dhe kopshte), në të gjithë vendin, dhe kanë kryer veprimet procedurale sipas ligjit, për 81 subjekte ku ka rezultuar se veprimtaria kryhej në kundërshtim me ligjin. Për pronarët/administratorët e këtyre 63 subjekteve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të drejtorive vendore të Policisë kanë referuar materialet procedurale në prokuroritë respektive, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Për 18 subjektet e tjera që kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me organet tatimore. Këto subjekte do të ndëshkohen me masa administrative, sipas shkeljeve të kryera.

Shkodër-Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, i cili ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, si bashkëposedues i 12 kg cannabis dhe një arme zjarri, ndalohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim.Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Franc Toma, 37 vjeç.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar 37-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Neë start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku (i ndaluar më parë) dhe Franc Toma, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe municion luftarak.Operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Vigjilencë e shtuar e shërbimeve të Policisë, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla.Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari.Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 38 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste– 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër është vënë në pranga 1 shtetas.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është zbuluar një call center në kryeqytet, ku kryheshin mashtrime kompjuterike dhe financiare. Për këtë rast, janë arrestuar 3 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste, njëri prej të cilëve me autor/ë ende të paidentifikuar. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar, si dhe janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

-“Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-“Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas në kërkim dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas në kërkim;

-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga

1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, është kapur dhe ndaluar. 2 shtetas të tjerë, të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, janë kapur dhe ndaj tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorët përkatës.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.