Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 5 nëntor 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Q, 36 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit B. Q dhe B. Q, pasi në fshatin Tujan, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin G. H. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit F. B, 33 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Z, 40 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M, 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij.  Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: V. D, 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; A. D, 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 21 janë arrestuar në flagrancë dhe 68 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 5 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Kukës dhe 1 në Korçë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8  kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 rast në Berat, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, dhe 1 tjetër, për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, 3 për “Fshehja e të ardhurave”, 1 për “Prishja e qetësisë publike” dhe 1 për “Prerja e paligjshme e pyjeve”

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Në Fier është arrestuar në flagrancë dhe 1 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në Durrës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 2 në Lezhë dhe 1 në Gjirokastër.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.