Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 4 Qershor 2019:

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 5 janë arrestuar në flagrancë, 11 janë ndalur dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 6 shtetas pasi ishte shpallur në kërkim: 2 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”, 1 i dënuar për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në baskëpunim; 1 në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”; 1 në qarkun Vlorë, i dënuar për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”; 1 në qarkun Berat, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor dhe 1 në Kukës, me 3 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në qarkun Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 6 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës dhe 2 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, si edhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 2 në qarkun Berat dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 në qarkun Korçë, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 rast aksidentesh, me 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Tiranë, i cili po procedohet në gjendje të lirë

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Fier, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.