Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 31 mars 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar “Arratia”, i realizuar më datë 29.03.2022, nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat RENEA, Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Fier, për kapjen dhe arrestimin e shtetasit në kërkim Nuredin Dumani, i dyshuar për kryerjen e disa vrasjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. M., 43 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
  2. B., 41 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
  3. Gj., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion ndihmësmjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Gjithashtu, në kuadër të këtij operaconi është bërë arrestimi i shtetasve:

  1. H., 40 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
  2. H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Po në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndaj shtetasit Nuredin Dumani, 35 vjeç, banues në Durrës, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është duke hetuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me dyshimet për përfshirjen e shtetasit Nuredin Dumani, në vepra të tjera penale apo të lidhjeve të tij me aktivitetet kriminale, me qëllim dokumentimin me prova ligjore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve për të cilat ka dyshime se ky shtetas mund të jetë autor. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Libohovë – Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 52 vjeç, banues në Libohovë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke ndezur zjarr në kullotat e fshatit Terihat, Dropull dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur disa pajisje në një palestër. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u procedua penalisht shtetasi G. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 27 janë arrestuar në flagrancë, 62 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të arrestuar në flagrancë; 3 raste të “Kanosja”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Fyerja e gjyqtarit”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të ndaluar.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetase të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me nga 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 shtetas të ndaluar, ndërsa për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të arrestuar në flagrancë . Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 3 raste, me 3 të arrestuar në flagrancë dhe 1 shtetas tjetër të ndaluar.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve me objekt zjarrvënien janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë, 1 të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë. 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale rezulton me autorë të paidentifikuar, vijon puna për kapjen e tyre si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve. Për këtë veprimtari rezultojnë gjithashtu, edhe 2 raste aksidentale.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë, 2 të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”,me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë. Për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 13 raste, prej këtyre janë 5 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 8 rastet e tjera rezultojnë me 5 të arrestuar në flagrancë dhe me 4 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 2 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, me 8 shtetas të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 13 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 4 shtetas të arrestuar dhe 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.