Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 29 prill 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Fier-Finalizohet operacioni policor i koduar “Running”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Running”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Besmir Sopi, 30 vjeç, banues në Zhupan, Fier.Ky shtetas, pasi ka parë forcat e Policisë, ka tentuar të largohet duke u fshehur në një zonë me bimësi të dendur, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 12.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Në datën 29 shtator 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Zhupan, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 kg cannabis sativa, gati për shitje.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tropojë-Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, me anë të llambave.Finalizohet operacioni policor i koduar “Valbona”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë.Zbulohet një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, fidanë narkotikë, llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.Shpallet në kërkim pronari i banesës.Procedohet në gjendje të lirë elektricisti i zonës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Valbonë, një shtetas kishte përshtatur banesën, për kultivimin e bimëve narkotike kanabis, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Valbona”.Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit Sh. S., ku u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të banesës, shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Valbonë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Q. B., 59 vjeç, banues në Shoshan, me detyrë elektricist.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Lux 2022”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.Trafikonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lux 2022”.Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasit B. S., E. N. dhe E. K., të tre banues në Tiranë.Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Z. D., banues në Maqedoninë e Veriut.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm.Vijon puna për dokumentin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 11 janë arrestuar, 63 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste: 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 5 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kallëzimi i rremë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, me 3 shtetas në total, të arrestuar.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, dhe 2 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, me autorë ende të paidentifikuar. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore.

Është evidentuar 1 ngjarje me objekt zjarrvënien, për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe autorëve të të cilës, vijon ende puna nga ana e strukturave policore.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vepra të turpshme”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, për 2 veprat e para rezultojnë 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën e tretë rezulton 1 shtetas i shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Dhunimi i banesës”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 4 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e mashtrimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve është shënuar 1 viktimë dhe 3 shtetas të tjerë të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.