Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 16”

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 16”.
Transportonte 18 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 41-vjeçari, me detyrë trup shërbimi në Gardë.
Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe AMP, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 16”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi I. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë trup shërbimi në Gardën e Republikës së Shqipërisë).
Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.