Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operative, si dhe i kontrolleve në terren, janë finalizuar 3 operacione në fushën e trafikimit e armëve të zjarrit, të lojërave të fatit dhe të vjedhjes.
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe një shtetas u shpall në kërkim, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet telefonit një shtetase.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, në Memaliaj, u arrestua shtetasi L. B., 44 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi këta shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Vasjar, në vendin e quajtur “Gallaticë”, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke gërryer shtratin e lumit Vjosa me një mjet të rëndë (skrep).
Janë evidentuar 2 raste në fushën e vjedhjes, me 1 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 13 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt
