Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 23 janar 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vlorë – Si rezultat i kontrolleve të shtuara në qytet, për kapjen e autorëve përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim: L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim;  R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim; A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Gajdar-Krane duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 101 shtetas, konkretisht: 30 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 68 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Gjirokastër dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 7 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë.

Janë evidentuar dhe proceduar 24 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 5 në Tiranë, 7 në Durrës, 3 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 3 në Shkodër, 2 në Lezhë dhe 2 në Dibër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.