Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 22 Gusht 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar, 5 janë ndalur dhe 69 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje, 2 në Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Lezhë, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar; 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 2 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shaktërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 11 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Tiranë.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Lezhë.

Janë evidentuar 2 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.