Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 19 dhjetor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 17 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 77 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Tiranë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Dibër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë ; 1 në Korçë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 2 në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste, 4 në Tiranë dhe 3 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 12 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 2 në Vlorë.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Kukës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.