Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 shkurt 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kakavije – Paraqiti pasaportë të falsifikuar tek shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, vihet në pranga 26-vjeçari kosovar. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të RSH-së, të shtetasit kosovar V. R., kanë konstatuar se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Tiranë – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.  Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit R. Gj., 19 vjeç, dhe M. S., 34 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në rrugën “Mikel Maruli”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Dibër – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, për shtetasin I. K., 26 vjeç, banues në Dibër, me detyrë administrator i një laboratori mjekësor në Maqellarë, pasi dyshohet se ka pajisur disa persona me tampon “PCR”, pa kryer procedurat përkatëse për kryerjen e testit COVID-19.

DVP Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 40 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur. Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 52 vjeç, banues në Lumth, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor D. K., 34 vjeç, banues në Fier pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin P. M., 39 vjeç. Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi Ç. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen” që ai drejtonte, iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë një thikë. Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin K. K., 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi është kapur duke transportuar me automjetin tip “Audi” me rimorkio, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 28 janë arrestuar në flagrancë dhe 50 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste: 5 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë;  1 rast “Plagosja e lehtë me dashje”, në Elbasan; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 4 raste, me 2 autorë të arrestuar/ndaluar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 2 raste më 1 autorë të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në në gjendje të lirë; 8 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, 1 në Elbasan, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë asrrestuar në flagrancë në flagrancë 2 shtetas në Gjirokastër dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, 2 në Berat dhe 1 në Vlorë, për veprën penale “Organizmi i lotarive të palejuara”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas dhë është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.