Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjirokastër – Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”. Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave të tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat, S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë, M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat, H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Shkodër – Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar edhe më parë për vjedhje. Nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim S. M. 46 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, pasi ishte i shpallur në kërkim. U bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Vlorë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestohet provizorisht 40-vjeçari E. F., lindur në Fier dhe banues në Vlorë, për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Shfytëzim prostitucioni” dhe “Skllavërim”. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40-vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale. Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfytëzim prostitucioni” dhe “Skllavërim” parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar në flagrancë, 3 janë ndalur dhe 59 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje”; 2 në Vlorë, 1 për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 1 për veprën penale “Vjedhja”.
Është arrestuar me qëllim ekstradimi 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 në qarkun Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 2 në Kukës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Durrës; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Dibër; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Dhuna në familje”, në qarkun Tiranë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë, si edhe 14 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 5 në qarkun Durrës, 1 në Korçë, 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.
Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.