Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 96 shtetas, konkretisht: 23 janë arrestuar, 6 janë ndalur dhe 67 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Korçë, i dënuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Janë ekstarduar 2 shtetas nga Shqipëria në Itali, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 1 i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, 1 i dënuar për veprat penale “Mashtrim financiar”, “Mashtrim falimenti” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, 1 rast në qarkun Fier me 1 autor dhe 2 raste në qarkun Vlorë me 3 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Dibër; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Elbasan; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lire; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasa dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Berat, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 3 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Korçë dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, 1 në qarkun Tirane dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 4 raste, 2 në qarkun Durrës dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 1 autor është ndaluar dhe 2 po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 7 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 4 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 3 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.