Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Është finalizuar 1 operacion në Fier, për zbardhjen e një rasti të kanosjes për dhënie pasurie.

Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Fier/ U proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja (edukatore në një kopsht shtetëror) dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4 vjeç të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pogradec/ U proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, pasi dje, gjatë tubimit në qytetin e Pogradecit, kanë dëmtuar koshat e mbeturinave dhe një strukturë metalike të vendosur nga bashkia, si dhe kanë prishur qetësinë publike.

Vlorë/ U proceduan penalisht 9 shtetas, të moshave 19–66 vjeç, pasi dje kanë hyrë në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, kanë bërë thirrje për bojkotimin e mësimit, kanë penguar zhvillimin normal të procesit mësimor dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste, me 4 shtetas të proceduar dhe 1 në kërkim.

Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 3 raste. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

U arrestua 1 shtetas dhe u proceduan penalisht 4 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, u procedua penalisht 1 shtetas për largim nga vendi i aksidentit, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër që është larguar nga vendi i aksidentit.

U procedua penalisht 1 shtetas, pasi ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësin e Policisë që e ka njoftuar mbi ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës.

U proceduan penalisht 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 4 shtetas për falsifikim të dokumenteve, mosdeklarim të shumave monetare, trafikim të mjeteve motorike dhe kontrabandë të mallrave.

Tepelenë/ Dje pasdite, shtetasi italian R. Sh., 39 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në një fabrikë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.