Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 mars 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Elbasan – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 29.11.2020, për shtetasin në kërkim M. Q., 27 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 25.11.2020, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, pas një konflikti me shtetasin E. K.,  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur atë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Bënë thirrje për grumbullime, bllokuan rrugët dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 16 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 9 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit E. Ç., 21 vjeç, A. Z., 22 vjeç, V. P., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, Gj. P., 22 vjeç, S. Rr., 33 vjeç, P. S., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, E. L., 25 vjeç, M. D., 43 vjeç, A. M., 32 vjeç, A. N., 23 vjeç, E. A., 20 vjeç, Sh. M., 25 vjeç, Xh. L., 25 vjeç, dhe B. L., 28 vjeç. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. H., 20 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. A., 36 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 9 mars 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Lezhë – Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Gjadri”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. M.(B)., 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale  “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 21 janë arrestuar në flagrancë dhe 43 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera më dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste: 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike.

Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe 6 të tjerë për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, me 2 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.