Raporti ditor i ngjarjeve, 4 gusht 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Durrës-Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Berat-Goditet nga Komisariati i Policisë Berat, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”.Procedohet penalisht 1 shtetas që organizonte lojëra të ndryshme fati, në lokalin e tij.Sekuestrohen 2 tableta dhe 1 kompjuter që shërbenin për këto lojëra.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 52 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin e tij, në lagjen “Muzakaj”, organizonte lojëra të ndryshme fati me tableta dhe kompjuter.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter dhe 2 tableta.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. 

Tepelenë/Vijon kontrolli i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Përparimaj, Memaliaj.Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për shpërdorim detyre.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Përparimaj, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar, kanë gjetur të kultivuara 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Parts 15”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar që shpërndante doza kanabisi, në zonat bregdetare.Sekuestrohen një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në zonat urbane dhe ato bregdetare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e autorit.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 15”, u arrestua në flagrancë shtetasi R. O., 28 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur 28 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 109 shtetas, konkretisht: 33 shtetas janë vënë në pranga, 70 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë

Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike me shtetas ende të paidentifikuar.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, për zbardhjen e tyre, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, Policia vijon punën.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 5 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste në fushën e mosbindje/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Përndjekja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprimtarisë kriminale të prostitucionit, me 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetase të proceduara;

-1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Janë iniciuar hetimet për 2 shtetas të tjerë, pasi njëri dyshohet për elemente të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, ndërsa tjetri dyshohet për elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” (raste të mëparshme).

1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, është kapur dhe vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 13 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera – 14 shtetas janë vënë në pranga dhe 16 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.