Raporti ditor i ngjarjeve, 1 mars 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Kamzë/Informacion paraprak-Në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Fier/Informacion paraprak-Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bazat”.Operacioni pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe Prokuroria e Fierit.Bllokohen 3 ambiente (2 lokale dhe një hotel), të vëna në dispozicion për ushtrim  të prostitucionit.Vihen në pranga 4 pronarët e këtyre ambienteve, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe 8 shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, të mbështetur nga inteligjenca informative, siguruan prova për disa ambiente të vëna në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.Në bazë të këtyre provave të siguruara gjatë hetimit proaktiv, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas që kishin në administrim lokale dhe hotele të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit.Pas caktimit të këtyre masave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bazat”.Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për 4 shtetas, banues në Fier, konkretisht:-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen  “Kastriot”;-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Mbante në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.Sekuestrohet 1.4 kg kanabis.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-A. Gj., 50 vjeç, banues në Vlorë.Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej nga 50-vjeçari, me qëllim shitjen.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 103 shtetas, konkretisht: 29 shtetas janë vënë në pranga, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste-4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 7 raste-4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste-4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 11 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, është evidentuar 1 rast-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas të tjerë është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 2 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilave, vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste- 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar gjithashtu, 2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprimtarive kriminale në fushën e prostitucionit, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; nga 1 rast i veprave penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar edhe nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilit 1 shtetase ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.