Raporti ditor, 15 gusht 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Shkodër/Policia Alpine e FNSH Shkodër, 8 orë operacion gjatë natës, për kërkimin, lokalizimin dhe shpëtimin e 2 turistëve francezë.2 turistët mbetën të bllokuar në një zonë tejet të vështirë malore, dhe njëri prej tyre pati komplikime shëndetësore.Rreth orës 19:00, salla operative e Policisë së Shkodrës ka marrë njoftim se 2 turistë francezë kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur komplikime shëndetësore (temperaturë të lartë). Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër, të ciliët janë të trajnuar dhe të pajisur, për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve dhe turistëve të cilët gjatë eksplorimeve, mbesin të bllokuar në terrene të vështira malore.Si rezultat i veprimeve të specializuara të skuadrës së Policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës, 2 turistët janë lokalizuar rreth mesnatës, janë shoqëruar deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës.Shtetasi që shfaqi komplikime shëndetësore vijon të marrë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën.Turistët falënderuan punonjësit e Policisë Alpine, për gatishmërinë e treguar, si dhe për ndihmën e ofruar.

Shkodër/U kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin një automjet tip “Benz” në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, vihen në pranga roja i vendparkimit dhe bashkëpunëtori i tij.Sekuestrohen automjeti tip “Benz” dhe kamionçina që do të përdorej për transportimin e tij.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që po tentonin të vidhnin një automjet, në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 54 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”;R. M., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi S. S., me detyrë rojë në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në bashkëpunim me shtetasin R. M., një automjet tip “Benz”, pa targa, të cilin më pas do ta transportonin me një kamionçinë në pronësit të shtetasit R. M.Automjeti tip “Benz” dhe kamionçina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.Skuadra e Policisë Alpine fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të kësaj njësie, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.

Fier/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Paralel”, sekuestrohen 1.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.I implikuar në kultivimin dhe prodhimin e cannabis sativës, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe arrestohet 41-vjeçari.Në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Varibob, Policia gjeti dhe asgjësoi nëpërmjet djegies, disa bimë narkotike cannabis sativa.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas merrej njëkohësisht me disa veprimtari kriminale, në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Paralel”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. Y., 41 vjeç, banues në fshatin Varibob.Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia gjeti në banesën e këtij shtetasi, 1.7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të kësaj banese, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua lënda narkotike dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Tropojë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.

Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se shtetasi P. Gj. ka organizuar një protestë në Fierzë, pa lejen e organeve kompetente dhe së bashku me 4 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, dhe për shtetasin A. B., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin P. Gj.

Vijojnë hetimet e thelluara në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 87 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Është vënë në pranga 1 shtetas i kërkuar për mbajtje të armëve të ftohta, si dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për posedim të disa fishekëve luftarak.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor/ë ende të paidentifikuar.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, 7 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për 1 rast të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Dhunimi i varreve”, “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar nga 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

Më tej, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Fyerja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilave 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.