Policia Rrugore në shërbim të përforcuar

Për orë të tëra, në kushte ekstreme të motit, ku stuhia e dëborës ishte shumë e fuqishme dhe e pandërprerë dhe vijon, punonjësit e Policisë Rrugore, të Patrullës së Përgjithshme dhe FNSH SHkodër, fadromat e borëpastrueset kanë punuar e vijojnë të punojnë akoma pandërprerë për të bërë të mundur hapjen e rrugës kryesore.
Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur largimin e pasagjerëve nga automjetet e bllokuara duke i transportuar me kamioncina të firmës mirëmbajtëse të rrugës dhe me mjete të Policisë.
Operacion i cili po vazhdon akoma me mjete kamione dhe një autobuz të linjës së Shkodrës.
Në aksin Milot-Lezhë si pasojë e erës shumë të fortë dhe stuhisë së deborës rreth orës 19,00 një kamion është spostuar dhe dëmtuar, duke bllokuar rrugën nga të dy kahet e levizjes.
Punonjësit e policisë edhe pse situata si pasojë e situhisë ishte shumë e rrezikshme për jetën kanë bërë të mundur evakuimin e qytetarëve dhe të automjeteve nga zona e rrezikut.
Operacion i cili po vazhdon edhe aktualisht paralel me procesin e spostimit dhe të largimit të kamionit me targa të huaja i dëmtuar nga stuhia e dëbores dhe erërat e forta.
Njëkohësisht nga të dy kahet e levizjes është bërë e mundur kthimi mbrapa i automjeteve duke mundësuar futjen e fadromave për hapjen e rrugës nga grumbujt e dëbores të krijuar edhe nga stuhia e fortë.