Policia Rrugore – Kontroll mjeteve të transportit publik

Tiranë

Duke marrë shkas nga disa ngjarje rrugore, ku nga verifikimet e kryera, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në to, kanë rezultuar edhe nën efektin e alkoolit, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të përqendruara në orare dhe kategori mjetesh të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe procedimin e përdoruesve të rruges që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, veçanërisht mjetet e shërbimit publik.

Gjithashtu, rrugoret e kryeqytetit vijojnë të jenë të fokusuar te motomjetet dhe sjellja e tyre në trafik, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo kategori mjetesh, duke mos përdorur kaskat mbrojtëse dhe duke shkelur sinjalizimin rrugor në tërësi.