Policia Rrugore e Shkodrës, kontrolle të shtuara në akset rrugore

📍Policia Rrugore e Shkodrës

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë vënë në pranga 4 drejtues mjetesh, janë proceduar penalisht 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

•Janë ndëshkuar 764 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 41 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 873 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatorregullat✅⚠️

mbrojetën

respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular🚘