Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion të koordinuar nga EUROPOL-i

Operacioni i koduar “Mobile 4” bashkoi 23 shtete në luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit.
Aksioni i përbashkët i 23 vendeve evropiane, së bashku me FRONTEX-in, INTERPOL-in dhe EUROPOL-in ka shkatërruar me sukses disa aktivitete kriminale.
Operacioni, i zhvilluar gjatë dy javëve, ka përfunduar me sukses Ditët e Veprimit të Nëntorit, pas mijëra kontrolleve kufitare dhe rrugëve në të gjithë Evropën, duke goditur forma të shumta të krimit të organizuar të pronës dhe mashtrimit.
Duke u zhvilluar në 16 vende evropiane dhe në 6 vende të Ballkanit Perëndimor, forcat e zbatimit të ligjit kapën me sukses qindra automjete dhe pjesë automjetesh të vjedhura, 1000 emigrantë të parregullt dhe arrestuan 31 kontrabandistë të qënieve njerëzore.
Operacioni “Mobile 4” është një operacion ndërkombëtar me gamë të gjerë të bashkëdrejtuar nga Greqia, Gjermania, Polonia, FRONTEX dhe EUROPOL.Në hetim u përfshinë oficerë policie dhe roje kufitare nga 23 shtete të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor. Europoli ofroi mbështetje në distancë, duke kontrolluar në kohë reale informacionin e mbledhur në terren kundrejt bazave të tij të dhënave.
Aktivitetet kanë çuar në sekuestrimin e 518 automjeteve të vjedhura. Oficerët gjetën gjithashtu disa makina luksoze të vjedhura nga Evropa Perëndimore që u gjetën në Poloni, Republikën Çeke, Lituani dhe Sllovaki, si dhe 4 anije të vjedhura.
Autoritetet që morën pjesë në “Mobile 4” vunë re një tendencë në rritje të kontrabandës së kamionëve të vjedhur, autobusëve, makinerive bujqësore dhe makinave për pushime si furgonat e kampit.
Oficerët bastisën në të njëjtën kohë serviset, të cilat çmontojnë automjetet e vjedhura dhe lehtësojnë kontrabandën e pjesëve, dhe kryen kontrolle në rrugë. Nga kjo rezultoi 400 pjesë automjetesh të vjedhura, si dhe 140 letërnjoftime dhe dokumente automjetesh të falsifikuara.
Kontrollet e mëtejshme nga forcat e rendit në automjetet rrugore dhe varkat zbuluan 1 000 emigrantë të parregullt që po kontrabandoheshin në BE, duke çuar në arrestimin e 31 kontrabandistëve të emigrantëve.
Bashkëpunim në shkallë të gjerë dhe shkëmbim informacioni:
Bashkëpunimi i ngushtë i agjencive të zbatimit të ligjit u mundësoi hetuesve të synonin me sukses një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale në kuadër të Operacionit Mobile 4.
Forcat e zbatimit të ligjit morën gjithashtu mbështetje nga aktorë privatë në sektorin e prodhimit dhe marrjes me qira të automjeteve, gjë që i ndihmoi hetuesit të ishin më efikas dhe më të saktë në ditët e përbashkëta të veprimit.
*Vendet e përfshira: Austria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia janë përfshirë në operacion.