Përmet – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet kanë ndaluar shtetasin S. Xh., 54 vjeç, banues në fshatin Iljare, Përmet, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 49 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet në ngarkim të shtetasit S. Xh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve: H. P., 47 vjeç, V. P., 38 vjeç (vëllezër), Gj. B., 31 vjeç dhe P. B., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi pasditen e djeshme, në Gjirokastër, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.