Mirditë / Lezhë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• S.N.(L), 29 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në  burg”, për veprën penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit”.

Maksimumi i dënimit 10 vite.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.